Nga Veton Berisha- Deputet i Kuvendit të Kosovës – Përfaqësues i komunitetit Egjiptian nga Partia Liberale Egjiptiane-PLE | |
Telegram ngushllimi dhe letër përshendetëse ndaj familjes Abazi dhe pjesmarrësve të tjerë në tubimin komemorativ kushtuar veprimtarit të Lëvizjes Egjiptiane tani më i ndjerë bac Qerim Abazit
E nderuara Familja Abazi , të nderuar miq, shokë dhe dashamirë prezent dhe jo prezent më lejoni që paraprakisht të kërkoj falje dhe mirkuptimin tuaj për mospjesëmarrjen time në tubimin i cili po mbahet sot me qëllim të përkujtimit të veprës dhe kontributit të çmuar të bac Qerim Abazit tani më ndjerë. Arsyet e mos marrjes pjesë sot në tubimin komemorativ janë të njohura për organizatorët ku më kryesorja është të qenurit prezent në çdo moment në Kosovë pasi që situata aktuale politike kërkon vëmendje dhe qëndrim në karrshi në të gjitha proceset ku do të vendoset edhe për fatin politik të komunitetit Egjiptian të Kosovës për katër vitet e ardhëshme . Besoj se këtë kujdes dhe syqelësi do e dëshironte edhe vet bac Qerim Abazi . Të nderuar pjesmarrës, të nderuar familjar, në emër timin përsonal, të Partisë Liberale Egjiptiane-PLE, si parti parlamentare në Kosovë dhe në emër të komunitetit Egjiptian i cili jeton në Kosovë më lejoni që të shpreh ngushllimet e mia më të sinqerta me rastin e vdekjes së bashkëshortit, prindit , vëllaut, shokut dhe mikut tuaj bac Qerim Abazit . |
|
Veprat e mira dhe kontributi i shenjtë i bacës Qerim në çëshjen e Lëvizjes Egjiptiane në Ballkan ndër vite janë shëndrruar në “Fryte” të cilat komuniteti ynë tani ka filluar të i shijojë. Për fatin e keq dhe bazuar në moshën time të re unë nuk e pata rastin dhe nuk mu dha asnjëherë mundësia të e takoja përsonalisht të ndjerin bacë Qerimin por nga të dëgjuarat dhe duke i vlerësuar veprat e mira të cilat ai i drejtoj, të gjithë ne na bëjnë që të jemi krenar dhe ta kemi si “udhërrëfyes” vazhdimësinë e punën për idealin kombëtar të cilën i ndjeri ja kushtoj gjatë gjithë jetës së tij. Ne të cilët tani më e kemi vazhduar rrugën e trasuar nga bac Qerimi do të duhej të jemi më sy qelë se kurrë më parë, më të bashkuar se kurrë më parë dhe më përfaqësim të dinjitetshëm shumë më të lartë si kurrë më parë ! Komuniteti Egjiptian i Kosovës sot është prezent në Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe duhet pranuar se më “Meritori” i këtij fakti ishte vet Baca Qerim. Ky fakt deshtëm apo nuk deshtëm është realitet sepse faktori ndërkombëtar në gjithë botën ekzistimin e komunitetit Egjiptian në Ballkan e kuptoj shumë më herët dhe atë falë deklarimit dhe këmbngulësisë së bac Qerimit dhe shokëve të tij edhe në situata më të vështira. Komuniteti egjiptian në Ballkan njihet si popullatë me epitete të cilat na vlersojnë si njerëz me një kulturë dhe respekt ndaj njëri-tjetrit, popull i butë dhe tolerant por i zhvilluar mbi kulturën dhe propagandën se gjithnjë për ne duhen të flasin të tjerët apo veprimet tona duhen me qenë të kujdesshme duke i kordinuar në radhë të parë me interesat e shoqërive të caktuara ku komuniteti Egjiptian jeton. Unë dhe bashkveprimtarët me të cilët po punojmë, mendojmë se për ne dhe fatin e komunitetit tonë duhet të flasim vetëm NE dhe veprimet tona duhen të jenë vetëm e vetëm bazuar në interes të komunitetit Egjiptian dhe jo duke u bazuar paraprakisht në interesa të tjerëve. Do të duhej që bashkveprimi me të tjerët të jetë vetëm në kushte të partneritetit të sinqertë, pra të jemi “Zotë shtëpie në shtëpinë tonë”. Këtë në bazë të informative që kam e dëshironte edhe vetë bacë Qerimi. Egjiptianet ndër vite kishin si pasuri të tyre të pa mohueshme “frymen e diversitetit” në mesin e intelektualëve dhe ashtu do të duhej respektuar ashtu sic ishin dhe do të duhej që të gjithë të trajtohen të respektuar si vlera në kohën sa janë aktiv dhe janë në jetë dhe jo të vlerësohen në kohën kur këto vlera kalojnë në botën e amshueshme . Të nderuar pjesmarrës të këtij tubimi përkujtimor, Egjiptianët e Ballkanit dhe Diaspora Egjiptiane do të duhej të jetë më e bashkuar se kurrë më parë sepse forca e bashkveprimit ndërkufitar edhe me intelektual të shteteteve në Evropë dje rajon me një sinqeritet të madh do të ishte mundësia më e mirë dhe garanca që komuniteti Egjiptian të pozicionohet në vendin ku i ndjeri bac Qerimi e dëshironte gjatë gjithë veprimtarisë së tij . Ky fakt me rastin e angazhimit të veprimtarëve të sinqert dhe të përkushtuar e të bashkuar rreth një ideali dhe qëllimi të përbashkët si dhe marrja e përgjegjësive të secilit prej nesh që na takojnë do të ishte garancë që pas pak viteve Egjiptianët në Ballkan të bëhen faktor i rendësishëm në radhë të parë i vetvehtes dhe më pas i të gjitha proceseve në vendet e Ballkanit Perëndimor. Shqetësimi i ndarjes së komunitetit tonë në Egjiptian dhe Ashkali ishte shqetësim edhe i bac Qerimit dhe do të duhej të jetë shqetësimi kryesor i gjithë neve andaj përmes kësaj letre publike ftoj të gjithë pa dallim dhe pa humbur kohë duke përfshirë edhe përfaqësues të komunitetit të ashtu quajtur Ashkali që ta anashkalojmë çdo interes që na dërgoj në ndarje në mes nesh qoftë edhe për interesa te ngushta personale dhe t’i thërasim mendjes e të bashkohemi duke e përqafuar të vërteten dhe në asnjë mënyrë të mos manipulohet me të pavërteta të cilat kanë dërguar në ndarje etnike në mes të dy vëllezërve të një nëne dhe një babait…!!! Të nderuar pjesmarrës unë për vite me radhë u rrita dhe u kultivova mbi frymën e asaj që thuhej në mes njerëzish që edhe na përfaqësonin duke më krijuar dilema rreth veprimtarisë së pastër të bacës Qerim dhe të tjerëve dhe për ketë jam i nderuar se kjo etapë e të menduarit me mendjen e tjetrit dhe te bishtnuar më qëllim apo pa qëllim për mu dhe shokët me të cilët vazhdojmë të bashkveprojmë ka përfunduar. Ne tani e tutje kemi vendosur të punojmë dhe veprojmë mbi realitetin , të vërtetën dhe duke qenë në mbrojtje dhe respektim të çdo vlere kombëtare të komunitetit Egjiptian ndër vite. Aq më tepër ndihemi të nderuar kur së shpejti e presim daljen në dritë të së vërtetës përmes librit të jetës , veprës dhe idealit të vërtetë të bacës Qerim. Me këtë rast dhe raste të tjera Partia Liberale Egjiptiane-PLE është e gatshme të marrë çdo përgjegjësi që na takon dhe të mbështesë qoftë botimin e librit të bacës Qerim apo edhe aktivitete të tjera që zhvillojnë dhe kultivojnë kulturën , veprën dhe identitetin tonë kombëtar. Për të quar në vend amanetin e bacës Qerim në emër të Partisë Liberale Egjitiane unë nepërmjet këtij telegrami ngushëllues deklarohem që tash e tutje nuk do të na bashkojë vetëm vdekja apo humbja e veprimtarëve tjerë por për hirë të të gjithë atyre që kontribuan për ta quar përpara kombin tonë , ne do të perpiqemi qe të bashkohemi për të kremtuar ndonjë festë kombëtare.. Të nderuar pjesmarrës , e nderuara familja Abazi më lejoni të e përfundoj fjalimin tim duke ju përshendetur dhe duke e lutur Zotin e madhërishëm të na bëjë më të fortë dhe që bacën Qerim Abazi ta ketë shpërblyer me Xhehnet. E nderuar familja Abazi, të nderuar shokë dhe bashkveprmitar me lejën tuaj ne Partia Liberale Egjiptiane – PLE, kemi vendosur që z. Qerim Abazi të e nderojmë me çmimin Kombëtar “Post Mortem” për vepër jetësore . I qoftë i lehtë dheu i Kosovës bacës Qerim Abazi. Me nderime dhe respekt për të gjithë ju të pranishëm Veton Berisha- Deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës- Përfaqësues Politik i Egjiptianëve të Kosovës Pejë 27.09.2014 |